Ndërlidhjet

Lëshohet urdhër për arrestimin e shefit të Samsung-ut


Ilustrim

Prokurori special i Koresë së Jugut ka kërkuar arrestimin e shefit të Samsung-ut, Lee Jae-yong, nën akuzat për ryshfet, përvetësim dhe dëshmi të rreme.

Rasti është i lidhur me një skandal, që ka çuar në shkarkimin e presidentes jugkoreane, Park Geung-hye.

Gjiganti i teknologjisë, Samsung, thuhet se ka dhënë donacione për fondacione jofitimprurëse, të operuara nga Choi Soon-sil, mik i zonjës Park, nën këmbim të favoreve qeveritare.

Samsung ka thënë se lëshimi i urdhërit për arrestim është “vështirë të kuptohet”.

Gjykata e Qarkut në Seul tani duhet të vendosë nëse do të zbatojë urdhërin.

Nëse ndodh, Lee do të ishte ekzekutivi i parë që arrestohet në lidhje me skandalin.

Lee është aktualisht nënpresident i Samsung-ut, por prejse babai i tij, Lee Kun-hee, ka pësuar sulm në zemër më 2014, ai konsiderohet shef de facto i kompanisë.

XS
SM
MD
LG