Ndërlidhjet

Biden: Bota të ngrihet kundër "agresionit rus"


Nënpresidenti i Shteteve të Bashkuara, Joe Biden.

Nënpresidenti i Shteteve të Bashkuara, Joe Biden, i bëri thirrje komunitetit ndërkombëtar që të ngrihet kundër, siç tha, agresionit rus, ndërsa i kërkoi administratës së re amerikane të Donald Trumpit që të jetë mbështetëse e fuqishme e Ukrainës.

Biden i bëri këto komente në Kiev, në vizitën e fundit si nënkryetar.

Ai tha se sanksionet amerikane kundër Rusisë, për shkak të aneksimit të Gadishullit ukrainas të Krimesë dhe përfshirjes së Moskës në konfliktin në lindje të Ukrainës, duhet të mbeten në fuqi derisa Moksa të zbatojë plotësisht Marrëveshjen e Minskut për Paqe në Ukrainë.

Biden tha se është e vështirë mbështetja në këtë marrëveshje kur dihet se Rusia refuzon t'i përmbahet asaj.

Duke folur pranë presidentit të Ukrainës, Petro Poroshenko, Biden tha se Ukraina duhet të vazhdojë të angazhohet për sundim të ligjiit dhe luftim të korrupsionit.

Poroshenko falënderoi Bidenin për mbështetjen e palëkundur për Ukrainën dhe falënderoi SHBA-në për zgjatjen e sanksioneve kundër Rusisë.

XS
SM
MD
LG