Ndërlidhjet

IAEA: Irani po bashkëpunon me marrëveshjen atomike


Yukiya Amano

Agjencia atomike e Kombeve të Bashkuara thotë se Irani ka bashkëpunuar me përkushtimin kryesor të marrëveshjes bërthamore me fuqitë botërore, duke e larguar një pajisje të ndjeshme nga një vend nëntokësor.

Në deklaratën e sotme, shefi i Agjencisë Ndërkombëtare për Energji Atomike (IAEA), Yukiya Amano, tha se Teherani në afat i ka larguar “centrifugat e tepërta dhe infrastrukturën” nga kapaciteti Fordow.

Zoti Amano ka konfirmuar se “më 15 janar 2017, agjencia ka verifikuar se Irani i ka ndërmarrë këto aksione të ndërlidhura me Fordowin”, brenda afatit të përcaktuar në marrëveshjen bërthamore.

Sipas kësaj marrëveshjeje të arritur në vitin 2015, me Shtetet e Bashkuara dhe fuqitë e tjera botërore, Irani në mënyrë të rëndësishme i ka kufizuar aktivitetet e tij atomike në këmbim për lehtësim të sanksioneve ekonomike ndërkombëtare.

XS
SM
MD
LG