Ndërlidhjet

Lideri kinez e mbron globalizmin dhe tregtinë e lirë në Davos


Presidenti kinez, Xi Jinping gjatë fjalimit në Davos, 17 janar 2017
Presidenti kinez, Xi Jinping gjatë fjalimit në Davos, 17 janar 2017

Presidenti kinez, Xi Jinping e ka hapur sot Forumin Botëror Ekonomik në Davos me një fjalim përmes së cilit e ka mbrojtur globalizmin dhe tregtinë e lirë.

Xi është presidenti i parë kinez që ndjek takimin vjetor të liderëve të vendeve dhe shefave të bizneseve në Alept zvicrane, përgjatë historisë 47 vjeçare të tij.

Ai ka thënë se “nuk ka arsye të fajësohet globalizimi ekonomik për problemet botërore”, dhe ka shtuar se krizat financiare ndërkombëtare janë shkaktuar nga ndjekja e tepruar e përfitimeve.

Lideri kinez ka nxitur vendet që të refuzojnë politika tregtare lokaliste, duke paralajmëruar se “askush nuk do të dal fitues në një luftë tregtare”.

Forumi katër ditor po mbahet në kohën e shqetësimeve se administrata e ardhshme amerikane mund të ndjek një politikë të tillë.

Presidenti i zgjedhur amerikan, Donald Trump, i cili do të inaugurohet më 20 janar, ka folur kundër marrëveshjeve ndërkombëtare tregtare dhe është kërcënuar se do të rrisë tarifat e mallrave që importohen nga Kina.

Një prej këshilltarëve të tij të lartë, Anthony Scaramucci, pritet që gjatë fjalimit të tij të nënvizojë prioritetet e administratës së ardhshme në Davos, më 17 janar, para se të mbajë fjalimin e tij, Sekretari në largim i Shtetit amerikan, John Kerry.

XS
SM
MD
LG