Ndërlidhjet

May: Britania duhet të lërë tregun e përbashkët evropian


Kryeministrja britanike, Theresa May gjatë fjalimit të sotëm, në Londër

Kryeministrja e Britanisë, Theresa May, tha se vendi i saj nuk mund të mbetet brenda tregut të përbashkët evropian, sepse qëndrimi do të thoshte “jo largim nga BE-ja”. Megjithatë, ajo premtoi qasjen “më të madhe të mundshme” në këtë treg, pas largimit nga BE-ja.

“Dua që Britania të jetë ajo, për të cilën ne kemi potencial, talent dhe ambicie: një vend i madh i tregtisë globale që respektohet në gjithë botën dhe që është i fuqishëm, i besueshëm dhe i bashkuar”, tha May.

May shfrytëzoi fjalimin e saj për të shpallur 12 ovjektivat që i ka përcaktuar Britania për negociatat me BE-në.

E para nga to thotë se “marrëveshja finale për dalje nga BE-ja do të votohet në të dyja dhomat e parlamentit përpara se të hyjë në fuqi”.

Një tjetër objektivë thotë se qeveria do të ruajë zonën e përbashkët të udhëtimit midis Mbretërisë së Bashkuar dhe Republikës së Irlandës. Qytetarët e BE-së do të vazhdojnë të jenë të mirëpritur në BE, thotë një tjetër objektivë.

May tha se do të thirret në nenin 50 të traktatit të BE-së deri më 31 mars, gjë që do të nisë edhe zyrtarisht procesin dyvjeçar për largimin e Britanisë nga BE-ja.

XS
SM
MD
LG