Ndërlidhjet

Putin: Materiali komprometues për Trumpin është "marrëzi absolute"


Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin.

Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, tha se akuzat se vendi i tij posedon material komprometues për presidentin e zgjedhur të Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, janë "marrëzi absolute".

Putin pyeti se çfarë arsyesh mund të ketë pasur inteligjenca ruse për të spiunuar Trumpin përpara se ai të hynte në politikë.

Ai tha se ata që i bëjnë akuzat, janë "më të këqij se prostitutat"

Disa dokumente, të publikuara javën e kaluar, thonë se ekipi zgjedhor i Trumpit ka bashkëpunuar me Rusinë, e cila ka "video banale nga jeta private" e Trumpit.

Në këto dokumente thuhet se Rusia ka informacione dëmtuese për interesat biznesorë të Trumpit dhe se Trump është filmuar me prostituta në një hotel në Moskë në vitin 2013.

Trump i ka hedhur poshtë dokumentet, duke thënë se ato janë përgatitur nga një ish-spiun britanik dhe se janë "lajme të rreme".

XS
SM
MD
LG