Ndërlidhjet

Rusi: Zgjatet lejeqëndrimi i amerikanit Snowden


Edward Snowden

Autoritetet e Rusisë thonë se e kanë vazhduar lejeqëndrimin për ish-kontraktorin e inteligjencës së Shteteve të Bashkuara, Edward Snowden, i cili ka zbuluar dokumente sekrete të nivelit të lartë.

“Lejeqëndrimi i Snowdenit në Rusi është zgjatur për disa vite të tjera”, tha sot në një shkrim në rrjetin Facebook, Maria Zakharova, zëdhënëse e Ministrisë së jashtme të Rusisë.

Edward Snowden është larguar nga Shtetet e Bashkuara në vitin 2013 dhe ka marrë azil të përkohshëm në Rusi, pasi i ka publikuar afro 1.5 milion dokumete sekrete, që i ka siguruar derisa ka punuar si kontraktor për Agjencinë Kombëtare të Sigurisë në Shtetet e Bashkuara.

Këto materiale që kanë rrjedhur në opinion, kanë shkaktuar një debat të nxehtë për legjitimitetin e disa programeve të agjencisë, për shkak të shqetësimeve për privatësi dhe për vëzhgimin amerikan kundër aleatëve të vet.

XS
SM
MD
LG