Ndërlidhjet

Lituani: Ndërtohet barrierë rreth Kaliningradit të Rusisë


Pamje e Kaliningradit, që është enklavë ruse në Detin Baltik

Lituania thotë se do ta filloj ndërtimin e barrierës prej 80 miljesh në kufirin e vet me rajonin e Kaliningradit, që është enklavë ruse në kufi me Lituaninë.

Ministri i brendshëm i Lituanisë, Eimutis Misiunas, tha mbrëmë se kjo barrierë do të kushtoj afro 3.85 milionë dollarë dhe do të përfundoj deri në fund të këtij viti.

Ministri Misiunas ka pranuar se ky objekt nuk do të siguroj mbrojtje të madhe kundër ndonjë sulmi masiv ushtarak, por theksoi se me këtë tregohet shqetësimi i vedit të tij për këmbëngulësinë në rritje të Rusisë, e cila i ka vendosur mijëra ushtarë në këtë rajon.

Lituania, që është anëtare e Bashkimit Evropian dhe e NATO-s, ndërtimin e barrierës e ka arsyetuar edhe me reduktimin e kontrabandës.

“Ne duhet ta parandalojmë kontrabandën dhe t’i forcojmë kufijtë e jashtëm të Bashkimit Evropian”, tha Misiunas, dhe ka shtuar se “ne e dimë mirë se çka po ndodhë brenda enklavës ruse”.

XS
SM
MD
LG