Ndërlidhjet

Raporti: Ish-presidenti George Bush është pranuar në spital


George Bush i vjetri
George Bush i vjetri

Ish-presidenti amerikan, George Bush i vjetri, është pranuar në një spital në Teksas, ka raportuar një kanal lokal televiziv.

Megjithatë, zoti Bush, 92 vjeçar, është në “gjendje stabile” dhe mirë, i tha rrjetit lokal KHOU, një anëtare e personelit të George Bushit.

Nuk ka pasur informacion për shkaqet e pranimit në spital të ish-presidentit amerikan, i cili është babai i ish-presidentit, George Bush i riu.

Zoti Bush është ish-presidenti më i moshuar i gjallë i Shteteve të Bashkuara.

XS
SM
MD
LG