Ndërlidhjet

Mali: Nga sulmi vetëvrasës – 35 persona të vrarë


Pamje nga shkatërrimet në qytetin verior Gao në Mali nga luftimet e mëparshme
Pamje nga shkatërrimet në qytetin verior Gao në Mali nga luftimet e mëparshme

Nga një sulm vetëvrasës me makinë-bombë në një kamp ushtarak në Mali në Afrikë, janë vrarë së paku 33 vetë, dhe dhjetëra të tjerë janë plagosur, kanë thënë zyrtarë qeveritarë.

Agjencia Reuters, duke u mbështetur në dëshmitarë dhe burime të misionit paqeruajtës të Kombeve të Bashkuara, ka raportuar se sulmi ka ndodhur sot në qytetin verior, Gao.

Në kampin ushtarak janë të vendosur ushtarët qeveritarë dhe pjesëtart e grupeve rivale të armatosura, që organizojnë patrulla të përbashkëta në pjesën veriore, sipas marrëveshes paqësore të ndërmjetësuar nga OKB.

Nga një intervenim ushtarak të udhëhequr nga Franca në vitin 2013, militantët islamikë janë detyruar të tërhiqen, pasi e kishin okupuar pjesën veriore të Malit, një vit më herët.

Por, militantët islamikë vazhdojnë të operojnë në rajon dhe atje ka tensione ndërmjet grupeve lokale kryengritëse dhe milicive proqeveritare.

XS
SM
MD
LG