Ndërlidhjet

Rusia heton ish mësuesin i cili e shkroi poezinë pro Ukrainës


Poeti rus, Aleksandr Byvshev, akuzohet për ekstremizëm

Autoritetet ruse kanë nisur hetime të reja që kanë cak një ish mësues në rajonin perëndimor rus të Oryolit, i cili ishte akuzuar se ka nxitur urrejtje etnike dhe e cila ishte përjashtuar nga puna pasi e ka shkruar një poezi pro Ukrainës.

Agjencia shtetërore ruse e lajmeve, Interfax e ka cituar Aleksandr Korgin, një zyrtar në komisionin rajonal hetues duke thënë se hetimet e kanë cak Aleksandr Byvshev.

Korgin ka thënë se ekspertët e gjuhës kanë arritur në përfundimin se një nga poezitë e Byshevit rreth kohës së Bashkimit Sovjetik dhe fituesit të çmimit Nobel për Paqe, Joseph Brdosky, përmbanë “konotacione ekstremiste”.

Byshev është shpallur fajtor për nxitje të urrejtjes etnike në vitin 2015 pasi poezia e tij, “Për Patriotët e Ukrainës” ka filluar të përhapet nëpër internet.

Atij më pas i është marrë leja për të punuar si mësues për dy vjet, ndërsa ishte dënuar edhe me 300 orë punë si shërbime për komunitetin.

XS
SM
MD
LG