Ndërlidhjet

Së paku 60 veta të vrarë në Mali


Mali - foto arkivi

Një makinë bombë ka vrarë së paku 60 veta në një kamp ushtarak në Mali, bëri të ditur qeveria e vendit afrikan.

Së paku 115 ushtarë dhe luftëtarë të huaj, që po bëjnë përpjekje të stabilizojnë rajonin, janë plagosur nga sulmi në qytetin Gao.

Një degë e Al Kaidës e ka marrë përgjegjësinë dhe ka thënë se sulmi është ndëshkim për bashkëpunimin me “pushtuesit francezë”.

Një ndërhyrje ushtarake, e udhëhequr nga Franca në vitin 2013, ka dëbuar militantët islamikë, të cilët kishin okupuar pjesën veriore të Malit.

Por, islamistët vazhdojnë të operojnë në rajon, ku ka edhe tensione midis grupeve lokale rebele dhe milicive pro-qeveritare.

XS
SM
MD
LG