Ndërlidhjet

BE kritikon ashpër Afganistanin për sulmet ndaj gazetarëve


Afganistan
Afganistan

Bashkimi Evropian u bëri thirrje të gjitha palëve në konfliktin në Afganistan që “të bëjnë çmos” për të mbrojtur gazetarët.

Thirrja vjen pasi një mbikëqyrës i mediave tha se 2016-ta ka qenë “viti më i përgjakshëm në histori” i këtij vendi për gazetarët dhe mediat.

“Liria e mediave është kyçe për secilën demokraci. Media kritike mban qeverinë dhe administratën të përgjegjshme, siguron tarnsaprencë në shoqëri dhe u jep afganëve të rëndomtë një zë”, tha përfaqësuesi special i BE-së për Afganistanin, Franz-Michael Mellbin.

Të mërkurën, Komiteti për Sigurinë e Gazetarëve Afganë lëshoi një raport, ku thuhet se së paku 13 gazetarë janë vrarë në vitin 2016 dhe se talibanët qëndrojnë prapa së paku dhjetë vdekjeve.

I njëjti mekanizëm tha po ashtu se “qeveria dhe forcat qeveritare janë përgjegjëse për shumicën e incidenteve që përfshijnë rrahje të gazetarëve”.

“Është alarmuese se si qeveria vazhdon të jetë përgjegjëse për kaq shumë raste”, tha Mellbin.

XS
SM
MD
LG