Ndërlidhjet

Arrestohen dy të dyshuar për vrasjen e ambasadorit rus


Ankara

Autoritetet turke kanë arrestuar dy të dyshuar, përfshirë një zyrtar policor, në lidhje me vrasjen e ambasadorit rus, Andrei Karlov.

Një gjykatë në Ankara urdhëroi sot arrestimin e policit Sercan Baser dhe të një shitësi të identifikuar si Enes Asim Silin.

Dy të dyshuar të tjerë janë urdhëruar të mos lënë qytetin derisa hetimet vazhdojnë.

Karlov është qëlluar për vdekje më 19 dhjetor në një galeri artesh në Ankara nga Mevlut Altintas, polic që në kohën e sulmit ka qenë jashtë detyrës.

Altintas ka brohoritur "Mos e harroni Alepon" dhe fjalë të tjera që dukej se i referoheshin përfshirjes së Rusisë në luftën civile në Siri.

Rusia dhe Turqia kanë mbështetur palë të kundërta në këtë luftë, por tani janë duke mbështetur bashkërisht bisedimet për paqe.

XS
SM
MD
LG