Ndërlidhjet

Bisedimet për Sirinë do të fokusohen në armëpushim


Presidenti i Sirisë, Bashar al-Assad.
Presidenti i Sirisë, Bashar al-Assad.

Presidenti i Sirisë, Bashar al-Assad, tha se bisedimet për paqe, javën e ardhshme në Kazakistan, do të fokusohen në zbatimin e armëpushimit, me qëllim që agjencive të ndihmës t’iu mundësohet qasja në gjithë vendin.

Është e paqartë nëse do të ketë dialog politik “sepse nuk është e qartë se kush do të marrë pjesë”, tha Assad për një televizion të Japonisë.

Copëza të intervistës janë publikuar të enjten nga zyra e tij.

Bisedimet në Astana të Kazakistanit, të sponsorizuara nga Rusia, Irani dhe Turqia, do të nisin më 23 janar.

Moska dhe Ankaraja kanë ndërmjetësuar një marrëveshje për armëpushim midis forcave besnike të Assadit dhe grupeve rebele në fund të dhjetorit, por dhuna ka vazhduar sidomos përreth Damaskut.

Grupet rebele që do të marrin pjesë në negociata, kanë thënë se do të diskutojnë vetëm për armëpushimin e brishtë dhe qasjen e ndihmave humanitare.

Lexoni edhe këtë:

Grupi i fuqishëm rebel bojkoton bisedimet për paqe në Siri

XS
SM
MD
LG