Ndërlidhjet

Si pasojë e ortekut, humb jetën një person në Brezovicë


Qendra e Skijimit në Brezovicë

Një person ka humbur jetën në Qendrën e Skijimit në Brezovicë, si pasojë e një orteku i cili e ka nxjerrë atë jashtë pistës së skimit.

Lajmin e ka konfirmuar, Milaim Kelmendi, kryetar i Federatës së Skitarëve të Kosovës, i cili tha se në kohën kur ka ndodhur kjo ngjarje, ishin katër persona në pistë, tre prej të cilëve kanë shpëtuar, kurse njëri është rrëmbyer nga orteku.

Zëdhënës rajonal i policisë në komunën e Ferizajt, Agim Gashi ka konfirmuar po ashtu për Radion Evropa e Lirë se një person kishte rënë në humnerë si pasojë e ortekut.

XS
SM
MD
LG