Ndërlidhjet

SHBA: Donald Trump inaugurohet në postin e presidentit


Përgatitjet e fundit para inaugurimit të sotëm të presidentit të zgjedhur Donald Trump në Capitol Hill në Uashington

Qindra mijëra njerëz sot tubohen në Uashington për ta festuar inaugurimin e presidentit të zgjedhur amerikan, Donald Trump. Por, ka edhe të atillë që tubohet për të protestuar.

Pasi mbrëmë arriti në Uashington në një aeroplan ushtarak, zoti Trump dhe personalitetet e tjera morën pjesë në ceremoninë e vendosjes së kurorës së luleve në Varrezat Kombëtare në Arlington, përgjatë lumit Potomak, ku janë të varrosur shumica e shtetasve amerikanë të vrarë në luftëra.

Duke folur para mijëra mbështetësve, pas një koncerti në Memorialin Lincoln, zoti Trump ka shprehur përkushtim për të sjellur “ndryshim real” në Uashington dhe për ta unifikuar vendin thellësisht të ndarë.

“Ne do ta bashkojmë vendin”, tha Trump dhe ka shtuar se “ne do të bëjmë gjëra që nuk janë bërë në vendin tonë për shumë dekada, ju premtoj”, tha Donald Trump.

XS
SM
MD
LG