Ndërlidhjet

Lajm i jashtëzakonshëm

NYT: Hetime për lidhje të mundshme të rusëve me ndihmësit e Trumpit


Raportohet se agjencitë e inteligjencës dhe ato të zbatimit të ligjit të Shteteve të Bashkuara, po i “shqyrtojnë komunikimet e interceptuara dhe transakcionet financiare”, në kuadër të hetimit për lidhjet e mundshme të zyrtarëve rusë me së paku tre ndihmës të presidentit të zgjedhur, Donald Trump, i cili sot inaugurohet në postin e presidentit.

Duke i cituar zyrtarët e tashëm dhe të dikurshëm amerikanë, e përditshmja New York Times, ka raportuar se hetimi fokusohet “së paku pjesërisht në marrëveshjet biznesore, që disa këshilltarë të dikurshëm dhe të tashëm i kishin pasur me Rusinë”.

Sipas gazetës, në këshilltarët e fushatës së zotit Trump nën observim për lidhje të mundshme të tyre me Rusinë, përfshihet edhe ish-shefi i fushatës, Paul Manafort, i cili kishte bërë biznes në Ukrainë dhe Rusi, pastaj Carter Page, biznesmen dhe ish-këshilltar politik në fushatë, dhe Roger Stone, operativist i nohur republikan.

New York Times raporton se është e paqartë nëse interceptimi i komunikimeve kishte të bëntë në ndonjë mënyrë edhe me vetë zotin Trump ose fushatën e tij dhe nëse ky proces është i lidhur me hetimin tjetër për përpjekje të dyshuara të rusëve për shkatërrimin e zgjedhjeve presidenciale amerikane.

Agjencitë e inteligjencës së Shteteve të Bashkuara e kanë akuzuar presidencën e Rusisë këtë muaj për orkestrim të fushatës për ndërhyrje në zgjedhjet presidenciale amerikane të mbajtura më 8 nëntor.

Moska i ka hedhur poshtë këto akuza.

XS
SM
MD
LG