Ndërlidhjet

Siri: IS-i shkaktoi dëmtime të reja në qytetin antik Palmira


Pamje e objektit të amfitertarit romak në qytetin Palmira para se ai të shkatërrohej nga IS-i

Pjesëtarët e grupit ekstremist, Shteti Islamik (IS), e kanë shkatërruar njërin prej monumenteve më të njohura në qytetin antik sirian, Palmira, kanë raportuar mediat shtetërore.

Agjncia e lajmeve, SANA, ka raportuar sot se objekti romak Tetrapylon, me 16 shtylla, dhe fasada e amfiteatrit të shekullit të dytë, janë shkatërruar.

Këto rrënime janë konfirmuar edhe nga shefi për antikitete i Sirisë, Maamoun Abdulakrim.

Zoti Abdulkarim tha se objekti Tetrapylon ishte shkatërruar para 10 ditëve.

“Dje ne morëm fotografi satelitore nga kolegët tanë në Universitetin Boston, ku shihet dëmi i fasadës së amfiteatrit romak”, i tha Abdulkarim agjencisë AFP.

Grupi ekstremist, Shteti Islamik, e ka riokupuar këtë lokalitet arkeologjik të trashëgimisë botërore nga forcat qeveritare në muajin dhjetor të vitit të kaluar, nëntë muaj pasi ekstremistët ishin përzënë nga forcat qeveritare dhe milicitë aleate.

IS-i fillimisht e kishte okupuar qytetin Palmira në maj të vitit 2015 nga ushtria e Sirisë. Tashmë dihet se IS-i i ka shkatërruar edhe monumentet të tjera para se ishte detyruar të tërhiqet nga një ofensivë e forcave qeveritare me mbështetjen e Rusisë.

XS
SM
MD
LG