Ndërlidhjet

UNESCO: Shkatërrimi në Palmira – “krim i ri lufte”


Pamje satelitore e objektit të njohur Tetrapylon në Palmira pas shkatërrimit

Pjesëtarët e grupit ekstremist, Shteti Islamik (IS), e kanë shkatërruar një pjesë të Teatrit Romak nga shekulli i dytë, në qytetin antik sirian, Palmira.

Maamoun Abdulkarim, shef i Departamentit për antikitete të qeverisë së Sirisë, tha se objekti Tetrapylon, i përbërë nga kompletet e katër shtyllave, që secila ishin kryesisht replikë moderne, po ashtu, është shkatërruar.

Shkolla Amerikane e Kërkimeve Orientale, me seli në Boston, në rrjetin Facebook pa postuar pamje ku shihet dëmi në dy monumentet.

Irina Bokova, drejtoreshë e përgjithshme e UNESCO-s, tha se shkatërrimet janë “krime të reja lufte”.

Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, tha se kjo ishte “tragjedi reale” për thesarin kulturor botëror.

Grupi ekstremist, Shteti Islamik, e ka marrë këtë lokalitet arkeologjik të trashëgimisë botërore nga forcat qeveritare në muajin dhjetor, nëntë muaj pasi IS-i ishte dëbuar nga forcat qeveritare dhe milicitë aleate.

IS-i fillimisht e kishte okupuar qytetin Palmira në maj të vitit 2015 nga ushtria e Sirisë. Tashmë dihet se IS-i i ka shkatërruar edhe monumentet të tjera, para se ishte detyruar të tërhiqet nga një ofensivë e forcave qeveritare me mbështetjen e Rusisë.

XS
SM
MD
LG