Ndërlidhjet

Orteku në Itali - dhjetë veta gjenden gjallë nën borë


Abruzo, Itali
Abruzo, Itali

Dhjetë njerëz janë nxjerrë të gjallë nga hoteli Rigopiano i Italisë, dy ditë pasi ai është goditur nga një ortek bore.

Ekipet e shpëtimit thanë se të mbijetuarit janë gjetur nën borë.

Në mesin e tyre janë dy fëmijë, thanë mediat italiane.

Orteku i borës ka goditur hotelin në rajonin Abruzo, pas disa tërmetesh.

Së paku katër njerëz janë konfirmuar të vrarë dhe rreth 20 të tjerë janë ende të zhdukur.

Përpjekjet për shpëtim po vazhdojnë edhe pse në kushte të vështira.

XS
SM
MD
LG