Ndërlidhjet

SHBA vret mbi 100 luftëtarë të Al Kaidës në Siri


Siri
Siri

Zyrtarë amerikanë thanë se Forca Ajrore e SHBA-së ka kryer sulme në një kamp militantësh në Siri, duke vrarë mbi 100 luftëtarë të Al Kaidës.

Është ky sulmi i fundit anti-terrorist i kryer nën presidentin amerikan, Barack Obama.

Zyrtarë ushtarakë thanë se një bombardues B-53 dhe disa dronë kanë marrë pjesë në ofensivën e 19 janarit në perëndim të Alepos, pranë kufirit me Turqinë.

Ata i kanë përshkruar militantët e vrarë në sulm si "bërthamë" e Al Kaidës.

Më 19 janar, ushtria amerikane ka thënë se ka vrarë edhe një udhëheqës të Al Kaidës në provincën Idlib të Sirisë.

XS
SM
MD
LG