Ndërlidhjet

Turqi: S’është reale të kërkohet përjashtimi i Assadit nga bisedimet për paqe 


Presidenti sirian, Bashar al-Assad 9 janar 2017
Presidenti sirian, Bashar al-Assad 9 janar 2017

Zëvendëskryeministri turk ka thënë se nuk është më “reale” të insistohet në një zgjidhje të konfliktit sirian që do të përjashtonte presidentin Bashar al Assad.

Turqia, e cila është bashkë organizatore e bisedimeve për paqe në Siri së bashku me Rusinë, bisedime këto që do të fillojnë në Astana më 23 janar, e ka pranuar edhe më parë se Assadi mbetët i rëndësishëm në Siri.

Por, deklaratat e zëvendëskryeministrit Mehmet Simsek, më 20 janar janë gatishmëria e parë zyrtare e Ankarasë që të negociojë marrëveshje për paqe që nuk përfshinë largimin e Assadit.

“Sa i përket pozicionit tonë rreth Assadit, ai është i qartë, ne mendojmë se për vuajtjet dhe tragjedinë e popullit sirian, regjimi i Assadit është qartazi fajtor. Por, ne duhet të bëhemi pragmatik, realist”, ka thënë Simsek gjatë forumit ekonomik në Davos të Zvicrës.

“Realiteti në terren ka ndryshuar në mënyrë dramatike, prandaj Turqia nuk mundet më që të insistojë në një marrëveshje pa Assadin. Nuk është reale”, ka thënë ai.

Turqia është përkrahësi kryesor i forcave opozitare sunite të cilat janë në luftë me Assadin prej vitit 2011. Nuk është e qartë nëse deklaratat e Simsekut janë gatishmëri edhe e këtyre grupeve që të heqin dorë nga insistimi i tyre i mëparshëm që thoshte se marrëveshja për paqe nuk duhet të përfshijë Assadin.

XS
SM
MD
LG