Ndërlidhjet

Rugova përkujtohet si themeltar i shtetit të Kosovës


Ish presidenti i ndjerë i Kosovës, Ibrahim Rugova

Përmes një akademie përkujtimore, Lidhja Demokratike e Kosovës ka përkujtuar sot 11 vjetorin e vdekjes së Ibrahim Rugovës, presidentit të parë të Kosovës, i cili konsiderohet presidenti historik i vendit.

Presidenti Rugova është përkujtuar nga bashkëpunëtorët e tij si një politikan dhe akademik.

Akademiku Sabri Hamiti, një nga bashkëpunëtorët e ngushtë të presidentit të ndjerë Rugova, e ka cilësuar atë si themeltar të shtetit të Kosovës.

“Rugova është ati themeltar i shtetit të Kosovës, ati themeltar i LDK. Brezat e ardhshëm do ta kenë frymëzim, sepse vepra e tij që tash është histori. Brezat e ardhshëm do ta vlerësojnë dhe rivlerësojnë edhe pjesën krijuese letrare dhe kulturore, që është një dhuratë për gjithë kulturën e kombit”, ka thënë Hamiti.

XS
SM
MD
LG