Ndërlidhjet

Princi William merr disa angazhime të Mbretëreshës Elizabeta II


Princi William (i pari në të djathtë) me bashkëshorten, Dukeshën Catherine dhe princi tjetër britanik, Harry

Princi britanik, William do të heqë dorë nga puna e tij si pilot helikopteri i ambulancës ajrore për të kryer detyra zyrtare në vend të gjyshes së tij, Mbretëreshës Elizabeta II.

Sipas njoftimit të zyrës së tij, ai tani do të jetë i angazhuar me kohë të plotë me obligime të oborrit mbretëror.

34-vjeçari William i cili është i dyti në linjë për të udhëhequr monarkinë britanike, për shkak të angazhimeve të reja, do ta zhvendosë familjen e tij në Londër, nga shtëpia aktuale ku jetojnë në Norfolk, në Anglinë lindore.

XS
SM
MD
LG