Ndërlidhjet

Papa Françesku paralajmëron evropianët nga rreziku i populizmit


Papa Françesku
Papa Françesku

Papa Françesku ka paralajmëruar evropianët kundër rrezikut të populizmit, duke iu kërkuar atyre që të mos përsërisin gabimet e viteve të ’30-ta.

Në një intervistë për gazetën spanjolle, “El Pais”, më 22 janar, lideri i Kishës Katolike ka thënë se “krizat nxisin frikën” dhe “shembulli më i qartë i populizmit evropian është Gjermania në vitin 1933”.

“Në kohë krizash, neve na mungon gjykimi dhe kjo është një reference e vazhdueshme për mua”, ka thënë më tej Françesku.

Papa gjithashtu ka kërkuar nga presidenti amerikan, Donald Trump që të udhëhiqet nga “vlera morale” dhe të kujdesët për të “varfërit dhe të përjashtuarit”.

Ai ka shtuar se do të pres dhe të shohë veprat e presidentit të ri amerikan para se të krijojë një qëndrim për të, duke thënë se nuk është punë e “mençur” të kesh frikë apo të festosh para kohe.

XS
SM
MD
LG