Ndërlidhjet

AP: Sulmi amerikan me dron vret 3 pjesëtarë të Al Kaidës në Jemen


Ilustrim

Zyrtarët e sigurisë dhe ata fisnorë të Jemenit thonë se ajo që besohet të jetë sulm me dron nga SHBA-ja ka vrarë tre pjesëtarë të dyshuar të Al kaidës në krahinën jugperëndimore, Bayda.

Siç raporton Associated Press, këta zyrtarë që kanë folur në kushte anonimiteti thonë se dy sulme me dron kanë vrarë Abu Anis al-Abi, një nga komandantët rajonal dhe dy të tjerë.

Sulmet amerikane me dron kryhen prej pas sulmeve të 11 shtatorit të vitit 2001 në New York dhe Uashington, si masa ndëshkuese ndaj Al Kaidës.

Ky është sulmi i parë me dron nga SHBA-ja prej inaugurimit të Donald Trumpit si president i Shteteve të Bashkuara.

XS
SM
MD
LG