Ndërlidhjet

SHBA: Nga stuhia – së paku 18 të vdekur


Ilustrim nga një stuhi e mëparshme në Shtetet e Bashkuara

Nga stuhitë e fuqishme në gjithë pjesën juglindore të Shteteve të Bashkuara, gjatë ditës së djeshme, kanë vdekur së paku 18 vetë.

Më së shumti fatalitete janë raportuar në Gjeorgji, ku kanë vdekur 14 persona.

Guvernatori i Gjeorgjisë ka shpallur gjendje të jashtëzakonshme në shtatë rajone, në mënyrë që me procedurë të shpejtuar të lirohen burimet për ndihma në kuadër të përpjekjeve për ripërtritje.

Rreziku nga erërat e fuqishme mbetet edhe më tutje, kanë thënë autoritetet.

XS
SM
MD
LG