Ndërlidhjet

Kazakistan: Kanë filluar bisedimet për armëpushim në Siri


Pamje nga takimi i sotëm për armëpushimin në Siri që po mbahet në Astana të Kazakistanit

Në kryeqytetin Astana të Kazakistanit sot kanë filluar bisedimet dyditëshe për armëpushim në luftën civile në Siri, në të cilat marrin pjesë përfaqësues të qeverisë dhe ata të opozitës.

Bisedimet po ndërmjetësohen nga Rusia, Irani dhe Turqia dhe po monitorohen nga ambasadori amerikan në Kazakistan dhe i dërguari special i Kombeve të Bashkara për Sirinë, Staffan de Mistura.

Qëllim parësor i bisedimeve është që të forcohet marrëveshja për armëpushim, e arritur në muajin dhjetor, dhe avancimi i procesit të zgjidhjes së konfliktit, që ishte zhvilluar në Gjenevë të Zvicrës.

Seanca e ardhshme e procesit në Gjenevë do të mbahet më 8 shkurt.

XS
SM
MD
LG