Ndërlidhjet

Kremlini: Po aranzhohet biseda telefonike Putin – Trump


Donald Trump (majtas) dhe Vladimir Putin

Dmitry Peskov, zëdhënës i presidentit të Rusisë, Vladimir Putin, thotë se Kremlini pret që së shpejti do të arrihet pajtueshmëria për një bisedë telefonike ndërmjet Putinit dhe presidetit amerikan, Donald Trump.

Zëdhënësi Peskov tha sot në Moskë se Ministria e jashtme e Rusisë është në kontakt me Uashingtonin për planet që të dy presidentët ta kenë bisedën e parë, prej se Trump u inaugurua në postin e presidentit.

“Ne presim që data e bisedës së mundshme telefonike do të koordinohet shpejt”, u tha sot reporterëve, Dmitry Peskov, dhe ka shtuar se “deri tash kjo nuk ka ndodhur”.

Ai mëtutje ka theksuar se është shumë herët të diskutohen detajet e bashkëpunimit të mundshëm ndërmjet Rusisë dhe Shteteve të Bashkuara në luftimin e militantëve islamikë.

Presidenti Trump ka thënë se shpreson se raportet me Rusinë dë të përmirësohen, pasi ato aktualisht janë tejet të tensionuara.

Pas inaugurimit të Trumpit, Shtëpia e Bardhë tha se prioritet i lartë i politikës së jashtme amerikane do të jetë tu shkaktohet disfatë “grupeve radikale terroriste islamike” dhe se Shtetet e Bashkuara do të ndërmarrin “operacione të përbashkëta agresive të koalicionit ushtarak, kur kjo të jetë e domosdoshme”, për ta arritur qëllimin.

XS
SM
MD
LG