Ndërlidhjet

Trump e nominon Heather Wilson për Sekretare të Forcave Ajrore 


Presidenti amerikan, Donald Trump

Presidenti amerikan, Donald Trump do e nominojë ish pjesëtaren e Dhomës së Përfaqësuesve, Heather Wilson për Sekretare të Forcës Ajrore amerikane, ka njoftuar sot Shtëpia e Bardhë.

Wilson, e diplomuar në Akademinë amerikane të Forcave Ajrore, ka qenë presidente e Shkollës së Dakotës Jugore për Mina dhe Teknologji prej vitit 2013, thuhet më tej në njoftimin e presidencës amerikane.

“Heather Wilson do të jetë një sekretare e jashtëzakonshme e Forcës Ajrore”, citohet të ketë thënë Trump në komunikatën e Shtëpisë së Bardhë.

XS
SM
MD
LG