Ndërlidhjet

Irani thotë se është shumë herët të vlerësohet Trumpi


Iran

Irani tha se është shumë herët për të vlerësuar presidentin e Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, sepse qëndrimi i tij për shumë çështje nuk është ende plotësisht i njohur.

"Nuk mund të kemi ende një vlerësim të saktë, sepse, ndryshe nga presidentët e mëparshëm, (Trump) nuk është i qartë dhe i sigurt në pikëpamjet e tij", tha zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Iranit, Bahram Ghasemi.

Ghasemi, në komentet e para zyrtare të Iranit prejse presidenti i ri amerikan ka marrë detyrën më 20 janar, tha se "pikëpamjet e Trumpit mbi Islamin, Evropën, Amerikën dhe çështje të tjera globale nuk janë të qarta dhe të sakta" dhe se "duhet pritur se si do të zhvillohen gjërat".

Shtetet e Bashkuara dhe Irani nuk kanë pasur marrëdhënie formale diplomatike që nga Revolucioni Islamik dhe marrja peng e ambasadës amerikane në Teheran më 1979.

Trump ka kritikuar fuqishëm një marrëveshje të vitit 2015 midis gjashtë fuqive botërore dhe Iranit, e cila kufizon programin bërthamor të Teheranit në këmbim të lehtësimit të sanksioneve ndërkombëtare kundër tij.

Trump ka thënë se kjo marrëveshje duhet të rinegociohet.

XS
SM
MD
LG