Ndërlidhjet

Qeveria dhe opozita siriane nuk i përafrojnë qëndrimet


Astana, Kazakistan, 23 janar 2017.

Bisedimet me qëllim konsolidimin e armëpushimit në Siri kanë nisur në Astana të Kazakistanit.

Delegacionet e Qeverisë siriane dhe të opozitës kanë marrë pjesë në sesionin e së hënës, por nuk i janë adresuar njëra-tjetrës drejtpërdrejt.

Në deklaratat hyrëse, dy palët kanë interpretuar ndryshe qëllimin e armëpushimit.

Kreu i delegacionit të Qeverisë, Bashar al-Jaafari, tha se armëpushimi është i nevojshëm për t’i ndarë grupet opozitare, të interesuara në “proces politik”, nga ato që lidhen me grupet terroriste si Shteti Islamik dhe Al Kaida.

Zëdhënësi i opozitës, Muhammad Alloush, tha se armëpushimi duhet të jetë hapi i parë drejt zgjidhjes politike, që do të përfshinte largimin e presidentit sirian, Bashar al-Assad, nga pushteti.

Bisedimet dyditëshe po ndërmjetësohen nga Rusia, Irani dhe Turqia, ndërsa po monitorohen nga ambadadori amerikan në Kazakistan dhe i dërguari i OKB-së për krizën në Siri, Staffan de Mistura.

XS
SM
MD
LG