Ndërlidhjet

Qeveria britanike duhet të ketë miratim parlamentar për Brexit


Pamje e Parlamentit të Britanisë në Londër

Gjykata Supreme e Britanisë thotë se qeveria e këtij vendi duhet të ketë miratim të parlamentit, para se ta filloj procesin e largimit nga Bashkimi Evropian, që njihet si Brexit.

Me vendimin e saj të sotëm, kjo gjykatë potencialisht mund ta shtyjë planin e kryeministres, Theresa May, për hapjen e negociatave me zyrtarët e BE-së deri në fund të muajit mars.

Presidenti i Gjykatës Supreme të Britanisë, David Neuberger, tha se vortimi ishte 8:3 në favor të vendimit.

Kjo gjykatë, po ashtu, ka vendosur që qeveria e zonjës May, nuk ka nevojë të zhvilloj konsultime me Skocinë, Uelsin, apo Irlandën veriore për procesin Brexit.

Pas këtij vendimi të Gjykatës Supreme funta britanike ka shënuar rënie në këmbimet e hershme në bursat ndërkombëtare.

XS
SM
MD
LG