Ndërlidhjet

“La La Land” vazhdon dominimin, merr 14 nominime për Oskar


Ilustrim
Ilustrim

Filmi “La La Land” ka marrë 14 nominime për çmimin e Akademisë amerikane të filmit, Oskar, duke e prekur rekordin e arritur më parë nga filmat “Titanic” dhe “All About Eve”.

La La Land ndër të tjera është nominuar për filmin, aktorin dhe aktoren më të mirë. Ky prodhim garon kundër filmit Arrival i cili ka marrë 8 nominime.

Në kategorinë filmit më të mire janë përfshirë edhe “Manchester by the Sea”, filmit “Moonlight”, filmit “Hacksaw Ridge”, “Hidden Figures”, “Fences”, Hell or High Water” dhe filmit “Lion”.

Ceremonia e ndarjes së çmimeve Oskar mbahet në Hollywood më 26 shkurt.

XS
SM
MD
LG