Maja Kocijançiq, zëdhënëse e shefes për politikë të jashtme të BE-së, Federica Mogherini, ka folur për gazetarët në Bruksel përpara takimit të sotëm Kosovë-Serbi.
Ajo ka thënë se palët, në të kaluarën, kanë rënë dakord për shumë gjëra, porse jo të gjitha janë zbatuar.
Kocijançiq ka theksuar se zbatimi i marrëveshjeve është shumë i rëndësishëm.