Ndërlidhjet

Senati e konfirmon Nikki Haley për Ambasadore të SHBA-së në OKB


Ambasadorja e re amerikane në OKB, Nikki Haley

Senati amerikan e ka konfirmuar mbrëmë vonë nominimin e presidentit amerikan, Donald Trump për ambasadore të SHBA-së në OKB me 96 vota pro dhe vetëm 4 kundër.

Guvernatorja e Karolinës Jugore, Nikki Haley e ka fituar përkrahjen e shumicës së senatorëve demokratë sepse ajo ka dëshmuar se nuk i përkrahë përpjekjet republikane për zvogëlimin e fondeve amerikane për OKB-në.

Senatori demokrat, Ben Cardin, ka deklaruar se Haley gjithashtu ka thënë se “Krimea nuk është ruse” megjithë aneksimin që ia ka bërë Moska këtij gadishulli ukrainas në vitin 2014 dhe se ajo i ka ofruar mbështetje të fuqishme mbrojtjes së sovranitetit të Ukrainës.

Udhëheqësi i Komisionit të Senatit për Marrëdhënie me Jashtë, Bob Corker, ka thënë se Haley, vajza e imigrantëve indian, do të jetë një “avokate e fuqishme” për interesat amerikane në OKB.

Senati pritet të votojë se shpejti edhe për kandidatin e Trumpit për Sekretar të Shtetit, Rex Tillerson, ish shefi i kompanisë, Oxxon Mobil, i cili mezi ka arritur ta marrë miratimin e Komisionit të Senatit për Marrëdhënie me Jashtë më 23 janar.

Kandidatura e Tillersonit arriti të sigurojë së fundi edhe përkrahjen e senatorit demokrat, Joe Manchin, i cili në vitin 2018 do të kërkojë votën për tu rizgjedhur senator në një shtet që e ka mbështetur fuqishëm presidentin Donald Trump gjatë zgjedhjeve presidenciale.

XS
SM
MD
LG