Ndërlidhjet

Somali: Nga sulmi me bombë në një hotel vriten së paku 13 persona


Ilustrim

Së paku 13 persona janë vrarë të mërkurën në kryeqytetin somalez, Mogadishu, kur militantët e grupit Al Shabab kanë shpërthyer vetura bombë në portën e një hoteli, raporton Reuters.

Pas shpërthimit, militantët kanë hyrë për të kryer sulm brenda hotelit, njofton policia e Somalisë.

“Së paku 13 njerëz, përfshirë civilët dhe oficerët, janë vrarë gjatë dy shpërthimeve në hotel. Disa dhjetëra të tjerë janë lënduar”, ka thënë për Reuters, majori Mohamed Ahmed, oficer policor.

Sipas tij, numri i viktimave mund të rritet.

XS
SM
MD
LG