Ndërlidhjet

Thaçi: “Retorika nacionaliste” e Serbisë ka bërë që takimi të jetë i vështirë


Hashim Thaçi
Hashim Thaçi

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, është shprehur se takimi i mbrëmshëm ndërmjet Kosovës dhe Serbisë në Bruksel ishte “i vështirë”, për shkak të zhvillimeve të fundit.

“Situatat e krijuara pas një periudhe të gjatë të ndërprerjes së procesit të dialogut të nivelit të lartë politik, e posaqërisht pas zhvillimeve të fundit të hidhura me veprime provokative dhe retorikës nacionaliste” të Serbisë, kanë bërë që takimet si ai i mbrëmshmi të jenë “të vështira dhe të rënda”, tha sot Hashim Thaçi, në një konferencë për gazetarë në Prishtinë, pas kthimit nga Brukseli.

Megjithatë, ai theksoi se si liderë shtetërorë “kemi përgjegjësi për të punuar me përkushtim për ruajtjen e paqes dhe normalisht, edhe pëfundimin e procesit të normalizimit të marrëdhënieve” ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

Presidenti Thaçi theksoi se konsideron se “është arritur pajtueshmëri për uljen e tensioneve dhe për tu përkushtuar për dialog me seriozitet të madh”.

XS
SM
MD
LG