Ndërlidhjet

Rusi: Atletët nuk marrin pjesë në gara për shkak të kontrollit për doping


Federata e Atletikës së Rusisë thotë se ka filluar hetim pasi disa atletë qartas janë larguar nga garat për ta evituar testin e dopingut.

Federata Atletike e Rusisë (ARAF) thotë se ka “fakte të tërheqjes masive të atletëve nga garat për shkak të kontrollit të mundshëm të dopingut” në një garë dimërore.

Nuk është e qartë se sa atletë, që ishin paraqitur për garën Orenburg Mile më 21 janar, nuk kanë dalur në terren.

Atletëve të Rusisë në shtigje u është ndaluar pjesëmarrja në garat ndërkombëtare për shkak të dopingut të përhapur.

Në Rusi, autoritetet sportive e kanë pranuar se ka pasur doping, por i kanë hedhur poshtë pretendimet se ky ishte program i organizuar dhe i sponzorizuar nga shteti.

XS
SM
MD
LG