Ndërlidhjet

Azerbajxhan: Liderët opozitarë dhe aktivistët janë dënuar me burg


Pamje nga kryeqyteti Baku në Azerbajxhan
Pamje nga kryeqyteti Baku në Azerbajxhan

Një gjykatë në kryeqytetin Baku të Azerbajxhanit i ka dënuar disa personalitete opozitare me burg të gjatë zë akuzuar se publikisht kanë kërkuar përmbysjen e qeverisë dhe kanë shkaktuar urrejtje etnike, religjioze dhe sociale.

Kjo gjykatë në Baku e ka dënuar teologun, Taleh Bagirzade, lider i grupit Lëvizja për Unitetin Mysliman, dhe zëvendësin e tij, Sabbas Huseynov, me nga 20 vjet burg.

Politikani tjetër opozitar, Fuad Qahramanli, është dënuar me 10 vjet burg, ndërsa 16 aktivistë të tjerë janë dnuar prej 14 e deri në 19 vjet burg.

Këta persona, përveç Qahramanlit, ishin arrestuar gjatë periudhës nëntor-dhjetor të vitit 2015, gjatë një serie të bastisjeve kundër ekstremistëve religjiozë të dyshuar në fshatin Nardaran, afër kryeqytetit Baku.

Gjatë këtyre bastisjeve, janë vrarë 7 vetë, përfshrë dy policë.

Fuad Qahramanli ishte arrestuar disa ditë më vonë për shkak të shkrimeve të tij në Facebook për bastisjet vdekjeprurëse dhe është akuzuar për thirrje publike për përmbysje të qeverisë.

Avokatët e të akuzuarve thanë se rasti kundër klinetëve të tyre ishte i fabrikur dhe se të gjithë ata kanë thënë se nuk janë fajtorë.

Disa thanë se i kanë pranuar akuzat për shkak të torturës gjatë hetimeve.

Mbrojtësit e të drejtave të njeriut nnë Azerbajxhan thonë se gjithsej 87 njerëz janë arrestuar në rastin Nardaran.

Disa prej tyre janë dënuar me burg në vitin 2016, ndërsa dy grupe të tjera po gjykohen ndaras.

Kritikët thonë se qeveria e presidentit, Ilham Alijev, i cili e ka zëvendësuar babain e tij në këtë post në vitin 2003, i ka shfrytëzuar akuzat e rrejshme në kuadër të fushatës së tij të vazhdueshe për t’i heshtur ata që mendojnë ndryshe.

Azerbajxhani është vend i pasur me naftë dhe ka popullatë shumicë myslimane.

XS
SM
MD
LG