Ndërlidhjet

May zotohet se do t’i ripërtërijë marrëdhëniet me SHBA-në


Kryeministrja britanike, Theresa May.
Kryeministrja britanike, Theresa May.

Kryeministrja britanike, Theresa May, u zotua se do të ripërtërijë "marrëdhëniet e veçanta" të Mbretërisë së Bashkuar me Shtetet e Bashkuara.

Ajo udhëton sot në Filadelfia, për t’iu adresuar liderëve republikanë të SHBA-së.

May do t’iu thotë atyre se pas daljes së Britanisë nga Bashkimi Evropian, një Britani “sovrane, globale” do që t’i zgjerojë lidhjet me “miqtë e vjetër”.

Të premten, May do të bëhet udhëheqësja e parë botërore që do të takojë presidentin e ri të SHBA-së, Donald Trump, në Shtëpinë e Bardhë.

Mundësitë tregtare pas daljes së Britanisë nga BE-ja, siguria, bashkëpunimi në inteligjencë dhe e ardhmja e NATO-s pritet të jenë tema të takimit.

XS
SM
MD
LG