Ndërlidhjet

Meksika thotë se nuk do të paguajë për murin e Trumpit


Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, dhe ai i Meksikës, Enrique Pena Nieto - foto arkivi

Meksika tha se nuk do të paguajë për murin kufitar, që ka vendosur të ngrejë presidenti i SHBA-së, Donald Trump.

Presidenti i Meksikës, Enrique Pena Nieto, tha se i vjen keq për barrierën dhe se vendi i tij “nuk beson në mure”.

Pena Nieto, megjithatë, nuk tha se do të anulojë ose shtyjë udhëtimin në Uashington, më 31 janar, për të takuar Trumpin.

Trump ka nënshkruar urdhrin ekzekutiv për një “barrierë të pakalueshme fizike” dhe ka thënë se Meksika do ta rimbursojë SHBA-në për të.

Pena Nieto insistoi se “Meksika nuk do të paguajë për asnjë mur”.

Sipas Trumpit, muri do të pengojë “përdhunuesit dhe kriminelët” meksikanë të hyjnë në SHBA.

XS
SM
MD
LG