Ndërlidhjet

Bilanci përfundimtar: 29 të vdekur nga orteku në Itali


Vendi ka ka goditur orteku.
Vendi ka ka goditur orteku.

Numri përfundimtar i të vdekurve nga orteku shkatërrues i borës në Itali qëndron në 29.

Zjarrfikësit kanë dhënë lajmin pas një javë kërkimesh në hotelin Rigopiano, në zonën e Abruzos, i cili është goditur nga bora.

Në kohën e incidentit, në hotel kanë qenë rreth 300 veta.

Prokurorët thanë se autopsitë e gjashtë trupave të parë të ekzaminuar, kanë treguar se shumica kanë vdekur nga trauma, ndërsa ka pasur edhe shenja të hipotermisë dhe mbytjes.

Orteku i borës ka goditur hotelin më 19 janar, pas disa tërmetesh.

Pjesa qendrore e Italisë është goditur nga disa tërmete në muajt e fundit.

Një tërmet në muajin gusht ka lënë të vdekur afro 300 njerëz.

XS
SM
MD
LG