Ndërlidhjet

Filipine: Informacione shqetësuese për shtrirjen e IS-it në Azi 


Pamje arkivi nga Manila, Filipine
Pamje arkivi nga Manila, Filipine

Filipinet kanë siguruar informacione sekrete që thonë se janë përforcuar lidhjet në mes të militantëve vendor dhe grupit Shteti Islamik, ka thënë ministria e mbrojtjes së këtij shtetit të enjten, raporton Reuters.

Kjo ka shtuar shqetësimet se ekstremistët e Lindjes së Mesme kanë filluar të ndërtojnë një rrjet në Azinë Juglindore.

Informacionet tregojnë se lideri i grupit militant, Abu Sajaf i cili ka bërë emër për shkak të kidnapimeve të kryera në Filipinet jugore, po bënë përpjekje që të zgjerojë ndikimin në zona te reja në Filipine, pas marrjes së instruksioneve nga Shteti Islamik.

Ushtria deri vonë e ka hedhur poshtë ekzistimin e lidhjeve në mes të Shtetit Islamik dhe militantëve islamik në Filipine, duke thënë se Abu Sajaf ka shprehur besnikëri ndaj IS-it me qëllim që të fuqizojë profilin e tij në rajon.

Abu Sajaf, i cili operon në ishujt jugore të Filipineve, ka kidnapuar dhjetëra të huaj përgjatë viteve të fundit, disa prej të cilëve iu ka hequr kokat, përfshirë edhe dy kanadezë gjatë vitit të kaluar.

XS
SM
MD
LG