Ndërlidhjet

Ryan: Kostoja e murit me Meksikën shkon nga 12 – 15 miliardë dollarë 


Udhëheqësi i Dhomës së Përfaqësuesve, Paul Ryan

Udhëheqësi i Dhomës së Përfaqësuesve, Paul Ryan, ka thënë se kostoja e ndërtimit të murit me Meksikën, i propozuar nga presidenti Donald Trump, do të jetë nga 12 deri në 15 miliardë dollarë.

Ryan ka thënë se Kongresi do të paguaj për ndërtimin e murit.

Zyrtari republikan i ka bërë këto komente para mediave në Filadelfia, ku ligjvënësit republikanë janë duke e mbajtur takimin vjetor për ndërtimin e strategjisë së tyre.

Ryan nuk ka pranuar të thotë nëse çmimi për ndërtimin e murit do t’i shtohet deficitit, apo nëse Kongresi do të gjej mënyra të tjera për ta mbuluar shpenzimin.

Trump pritet të flas para këtyre ligjvënëse të enjten, një ditë pasi e ka nënshkruar urdhërin ekzekutiv për ndërtimin e murit.

XS
SM
MD
LG