Ndërlidhjet

Presidenti meksikan e anulon takimin me Donald Trump 


Presidenti meksikan, Enrique Pena Nieto
Presidenti meksikan, Enrique Pena Nieto

Presidenti meksikan, Enrique Pena Nieto, ka thënë sot se ka hequr dorë nga takimi me Donald Trump, i paraparë për javën e ardhshme, pasi presidenti amerikan ka shkruar në Twitter se Meksika duhet të anulojë takimin nëse nuk është e gatshme të paguaj për murin përgjatë kufirit SHBA – Meksikë.

“Këtë mëngjes ne e kemi informuar Shtëpinë e Bardhë se unë nuk do të marrë pjesë në takimin e punës të planifikuar për të marten me presidentin e Shteteve të Bashkuara”, ka shkruar në Twitter, Pena Nieto.

“Meksika e përsërit dëshirën e saj që të punoj me Shtetet e Bashkuara për të arritur marrëveshje prej të cilave të dy kombet përfitojnë”, ka shkruar më tej ai.

XS
SM
MD
LG