Ndërlidhjet

SHBA: Dorëheqjet në D.Sh. bëhen pas ndryshimit të çdo administrate 


Rex Tillerson, i nominuari i presidentit Trump për Sekretar amerikan të Shtetit

Departamenti amerikan i shtetit ka thënë sot se administrata e kaluar në bashkëpunim me qeverinë e re amerikane kanë kërkuar që “të gjithë zyrtarët e emëruar politikisht të dorëzojnë dorëheqjet e tyre” në kuadër të një praktike standarde amerikane.

“Nga të gjitha dorëheqjet e pranuara, disa do të vazhdojnë punën në Shërbimin e Jashtëm në pozita të tjera, dhe të tjerët do të pensionohen sipas dëshirës së tyre apo sepse e kanë tejkaluar kufizimin kohor të gradës së tyre në shërbim”, thuhet në komunikatën e zëdhënësit të përkohshëm të Departamentit të Shtetit, Mark Toner.

Më herët Reuters ka raportuar se së paku katër zyrtarë në disa prej pozitave më të rëndësishme në Departament të Shtetit kanë dhënë dorëheqje nga postet e tyre.

Rex Tillerson, i nominuari i presidentit Trump për postin e Sekretarit të Shtetit e ka marrë miratimin e Komisionit të Senatit për Marrëdhënie me Jashtë, por për të nisur punën duhet të konfirmohet edhe nga i tërë Senati.

Siç shkruan Reuters, ai tani do të jetë nën presion të madh për të gjetur zyrtarë të rinj dhe me pervojë për të zëvendësuar ata që u larguan.

XS
SM
MD
LG