Ndërlidhjet

Lavrov: Bisedimet për Sirinë në Gjenevë janë shtyrë për fundin e shkurtit


Kryediplomati rus, Sergei Lavrov takohet me disa grupe opozitare siriane, Moskë, 27 janar 2017
Kryediplomati rus, Sergei Lavrov takohet me disa grupe opozitare siriane, Moskë, 27 janar 2017

Raundi i ri i bisedimeve për Sirinë në Gjenevë është shtyrë për fundin e shkurtit, ka thënë ministri i jashtëm rus të premtën, pa sqaruar çfarë e ka shtyrë takimin, raporton Associated Press.

Bisedimet që do të ndërmjetësohen nga OKB në Zvicër, paraprakisht ishte vendosur të mbahen më 8 shkurt.

Lavrov, gjatë hapjes së sotme të një samiti në Moskë me përfaqësues të opozitës siriane ka thënë se bisedimet janë shtyer për fundin e këtij muaji.

Disa grupe opozitare siriane që kanë qëllim largimin e presidentit sirian, Bashar al Assad, nuk i janë përgjigjur ftesës ruse pasi kanë ngritur dyshimet se takimi i sotëm nuk do të sjellë diçka më shumë se sa paneli i diskutimit për Sirinë që u mbajtë ditë më parë në Astana të Kazakistanit.

Lavrov ndërkohë ka thënë se Rusia e ka hartuar një draft propozim për një kushtetë të re siriane në përpjekje për të inkurajuar debatin, jo si përpjekje për të imponuar qëndrimin e Moskës ndaj sirianëve.

Mirëpo grupet rebele që kanë marrë pjesë në bisedimet e Astanas, kanë refuzuar që ta diskutojnë dokumentin në fjalë.

XS
SM
MD
LG