Ndërlidhjet

Hollande: Administrata Trump përbën “sfidë” për Evropën


Presidenti i Francës, Francois Hollande.
Presidenti i Francës, Francois Hollande.

Presidenti i Francës, Francois Hollande, tha se administrata e presidentit të Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, përbën “sfidë” për Evropën.

“Natyrisht se duhet të flasim me Donald Trumpin sepse ai është zgjedhur nga amerikanët, por një gjë të tillë duhet ta bëjmë me një bindje evropiane dhe me promovimin e interesave dhe vlerave tona”, tha Hollande në një konferencë të përbashket për media me kancelaren gjermane, Angela Merkel, në Berlin.

Merkel, duke mos përmendur Trumpin me emër, tha se “kushtet globale po ndryshojnë në mënyrë dramatike dhe të shpejtë”.

“E dimë se jemi së bashku në përballjen me rrezikun e terrorizmit islamik dhe vetëm së bashku mund ta shmangim këtë rrezik”, tha mes tjerash Merkel.

Trump ka shqetësuar aleatët tradicionalë evropianë me disa plane radikale politike. Ai e ka cilësuar NATO-n si të vjetëruar, ndërsa ka thënë se mund të heqë dorë nga marrëveshja e planifikuar e tregtisë transatlantike.

XS
SM
MD
LG